BLENDI PETROL
Aktuale

Syrja Rashidi kundërpërgjigjet :BDI u bë pjesë e shumicës për t’u mbrojtur nga pasojat e reformës

Shumica parlamentare dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për mosefikasitetin e Kuvendit dhe ngecjen në miratimin e ligjeve reformuese. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rushiti në foltoren e Kuvendit sot tha se ASH-ja asnjëherë nuk i ka bllokuar reformat.

“ASh asnjëherë nuk i ka bllokuar proceset reformuese. T’u rikujtojmë edhe një herë se që në fillim të formimit të shumicës parlamentare arsyeja kryesore pse Aleanca ishte pjesë e asaj shumice ishte sepse besonte thellë në nocionin e fjalës reformë, kurse BDI u bë pjesë e asaj shumice për t’u mbrojtur nga pasojat e reformës”,- tha deputeti i ASh-së, Surija Rushiti.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button