Xhevdet Nasufi
(Shkas dita e alfabetit dhe promovimi i fjalorit )
Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut(MV) i ndezi shqiptarët në konfrontim. Ate e svidoj takimi ndërqeveritar Kosovë- MV, e në veçanti Kurti. Deklarata e Kurtit për këtë çështje ishte në sinhronizim me Mickoskin. Që të dy u deklaruan dhe pranuan(nuk është kjo kurtuazi) se gjuha shqipe dhe zyrtarizimi(?!) i saj varet nga vullneti i gjyqtarëve të Kushtetuses, që tradicionalisht si gjyqësia janë politikë dhe antishqiptar.
Nejse, Mickoski dhe VMRO gjithmon kanë qenë dhe janë kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe, por si “harroi” Kurti faktin se gjuha shqipe është tani më gjuhë zyrtare në MV që nga viti 2001. Si rrjedhojë, si vallë pranohet ridisutimit për këtë temë, e të mos cilsohet veprimi ose si lajthitje politike që përpiqet të hipnotizojë, të anastezojë, apo edhe të krijojë konfuzionin e friges dhe pasigurisë te shqiptarët.
Procesi i shpërbërjes të asaj që u ndërtua në Ohër në vitin 2001, faktikisht filloi shumë herret me BDI-në kur e promovub MO si të zbatuar, apo devijuan sensin e saj (mungesë e gjykimit racional politik). Pra, procesi nisi nga vetë shqiptarët, pasi e dinim se maqedonasit kishin rezervat e mëdha në MO që nga miratimi në Ohër në vitin 2001, në veçanti VMRO. Kjo zhbërje e MO sot nga vetë shqiptarët ka marë përmasa shqetësuese. Kjo, sepse bazamenti për integrimin e shqiptarëve në shtet (përfaqsimi i drejtë dhe i barabartë u zhbë), kurse gjuha shqipe si gjuhë zyrtare është në rrugë të zhbërjes. Këto janë dy nga pesë shtyllat më madhore mbi të cilat ngritet MO dhe procesi duhet ndaluar dhe riparuar ne menyre te denjet [per vete gjuhen.
Është e ditur se prishjet e mëdha ndodhin më lehtë nga brenda. Rihapja e debatit për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare vetvetiu nënkupton mohimin e të arritures me Marrveshjen Kornizë të Ohrit, kontratës shqiptare-maqedonase për paqën, mirqenien dhe bashkqeverisjen bietnike. Mu për këtë, hollokausti politik shqiptare sot për shqipen është apsolutisht dekadent. Kjo, sepse as Mickoski e as kushdo tjetër (janë garantues edhe SHBA dhe BE) nuk mund ta prish Marveshjen e Ohrit, pos vetë shqiptarëve. Është rrënqethëse, se mu këtij qëllimi me apo pa vetëdije i shërben edhe propaganda e mbrapsht dhe deklarimet anakrone politike të shqiptarëve, duke filluar nga pozita e opozita në MV dhe në Kosovë. Për fat të mirë apo të keq Tirana hesht për diçka që nuk duhet heshtur, pavarsisht proçesit reverzibil politik të çuditshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës në raport me MV: Ky shtet(MV) sot duket se “është”i Albinit, për dallim se dje “ishte” i Ramës.
Që të kuptohem më drejtë,është për keqardhje, në veçanti për autorin e këtyre rreshtave në cilësinë e pjesmarrësit në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit(MO), sot Albin Kurti, Ali Ahmeti, por edhe liderët tjerë po ngrejnë mjegullim dhe amallgam politik, në të cilin qartësisht kuptohet vetëm një ekstrem: Që të gjithë luftojn për idetë e tyre personale dhe për proekte individuale dhe jo për ta forcuar dhe fisnikruar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Dhe si epilog, gjuha që nuk mbrohet mundet edhe të humbet.