TA SHPORRIM KOHËN E INJORANTËVE, ÇAKEJVE E HIENAVE…

Abdulla Mehmeti

(Motive nga debati me dy-tre injorantë që flasin shqip, mendojnë djallëzisht dhe punojnë kundër interesave tona)

Jo të gjithë njerëzit që janë lindur dhe jetojnë mes nesh, ose kanë prejardhje nga viset tona, deklarohen me kombësi tonë dhe flasin e shkruajnë në gjuhën shqipe, janë shqiptarë!

Përkatësinë kombëtare nuk e përcakton emri personal, prejardhja sipas vendlindjes, familjes dhe fisit, përkatësia fetare dhe bindje të tjera, por ndërgjegjja kombëtare që reflekton përmes zinxhirit gjenetik dhe edukatës.

Nuk është i denjë secili injorant të zhvilloni debate për çështje të kombit, identitetit, gjuhës, historisë, kulturës, sidomos të besimeve fetare; asnjë filozofi dhe traditë e popujve të qytetëruar dhe asnjë besim fetar nuk e lejon urrejtjen, përçarjen, mërrinë, hajninë, terrorin dhe krimet kundër qenieve njerëzore.

Sot, kur haptas provokohen, nxiten debate të ashpra mes shqiptarëve, fyhen dijetarët dhe figurat historike, kërcënohen njerëz të ndërgjegjshëm dhe fisnikë nga injorantët, më tepër për interesa personale dhe miskine se për çështje ekzistenciale të kombit, mos toleroni të futeni në lojën e pistë të këtyre argatëve të djallit, se ata këto ambicie kanë, për këtë paguhen dhe këtyre qëllimeve të pista u shërbejnë!StrugaLajmStrugaLajm

Ruajeni ndërgjegjen e pastër, qëllimet fisnike dhe përkushtimin për paqe dhe drejtësi mes njëri-tjetrit dhe mes njerëzve të tjerë, kudo që të jeni!

Dilni zot me të gjitha mundësitë dhe mjetet, asaj që juve u takon, pa i dëmtuar të tjerët! Kurseni fjalët dhe ruajeni nderin e fytyrën tuaj të pastër, se vinë kohë të turbullta, të liga e të mbrapshta, kur djali e vret babanë, vëllai-vëllanë, burri-gruan dhe nëna pjellën e vet, për interesa të vogla që janë kalimtare në këtë botë!

Një herë mbrojeni interesin tuaj personal, sepse ai ju takon vetëm juve, ndërsa tri herë më tepër mbrojeni e interesit e përgjithshëm, të kombit, identitetit, kulturës, historisë dhe gjuhës tuaj, sepse këtë e keni obligim personal e moral, por edhe detyrim ndaj të parëve tuaj dhe brezave që vinë pas jush!StrugaLajm

Rrini afër, përkrahni dhe ndihmoni njerëzit që e thonë dhe e mbrojnë të vërtetën, që punojnë dhe veprojnë në interes të saj, sepse edhe ju përfitoni nga këto vlera!

Ta doni punën, respektoni drejtësinë dhe barazinë mes njerëzve; ta ruani nderin tuaj, të familjes dhe të afërmve, dhe ta forconi me devotshmëri besimin në Zot!

Identifikoni të ligët, hajnat, injorantët, shpifësit, përçarësit, kriminelët, vrasësit, mercenarët, tradhtarët dhe sojin e tyre; leçitni, mos i përkrahni, mos i shoqëroni dhe mos u jepni mundësi të rrinë dhe veprojnë midis jush, përderisa ata ia kanë shitur shpirtin djallit!

Bota zhvillohet përmes kundërthënieve e dallimeve, jo me luftë, përçarje, konfrontime e përplasje, prandaj, dalloni qartë të mirën nga e keqja, të bardhën nga e zeza, ligësitë nga mirësia dhe fisnikëria!

Mos kini frikë nga askush, nga të ligët, nga djalli dhe ata që i shërbejnë atij! Guximi është pjesë e besimit në Zot!

Mos e ushqeni të keqen dhe ligësitë, mos ia shtoni zjarrin ferrit, por mbillni pemë të reja nga do të ushqehen brezat e ardhshëm me frutat e tyre; mbillni, kultivoni e dhuroni lule paqeje, mirësie e dashurie, se bota ekziston vetëm për njerëzit e mirë, të drejtë e të devotshëm, jo dhe për pjellën e incestit, krimit dhe kaosit!

(26.VII.2017)


Loading...
loading...