Tahir Hoda:Miku im MEHMET:

Miku im MEHMET:
Sot edhe dita është me shi!
Ti ike pa lamtumirë.Nuk pate as kohën e mjaftueshme të vuaje sëmundjen duke rendur rrugëve të Strugës o komisar i dritës,që sot më s’të kemi o lajmëtari i hershëm i mëngjesit pranveror.
Mirësitë që bëre në jetë t’i kursyen edhe vuajtjet.Atyre që s’të dëgjuan e s’të njohën mirë ,ua le dhimbje përgjithmonë.
Atyrë që s’ta lexuan mirësinë ,pas ikjes sate, ua le njollë etike amanet hapërimin e gabuar duke mos ta ditur adresën e destinacioneve të një komisari që rrezatonte dritë ;
Atyre që s’na mundësuan të çmallemi qoftë edhe nga një tubim mortor për të la sadopak një borxh të vogël ndaj teje për çka ndihemi të përçmuar edhe sot kur Struga është e përlotur rrugëve të zbrazëta nga pandemia veshur në zi.
Ditën kur u ndamë më pikëllim e sy të përlotur,e kuptuam se humbëm udhëtarin e palodhshëm si Çajl Haroldin e Bajronit me lundrën e tij dallgëve të detit pafund në rrugëtimin tënd për në botën e amshuar.
Në pamundësi të shpreh atë që Ti meriton,më ndje i dashuri Mehmet se pos ikjes sate,brengën na e shton një gjë:
Rrugëve buzë Drinit ecin plot njerëz,por askush s’lë gjurmë si biçikleta dhe hapërimi yt.
Ishe e do të mbetesh i paharruar si rrallëkush.
Prehu i qetë.Të qoftë i lehtë dheu i parajsës buzë liqenit dhe hijes së blirëve që të freskojnë!StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...