Takim i ministrit Durmishi me Duxhak, koordinatore e përhershme e OKB-së: Vazhdon bashkëpunimi në fushën e tregut të punës dhe sipërmarrësisë

Takim i ministrit Durmishi me Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara: Vazhdon bashkëpunimi në fushën e tregut të punës dhe sipërmarrësisë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi sot takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak.

Në takimin u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të organizatave të Kombeve të Bashkuara dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, si dhe për thellimin e të njëjtit në periudhën e ardhshme.

Siç theksoi ministri Durmishi, ky takim paraqet mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer informacione dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së koordinatores së përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Ministrja shprehu falënderim agjencive të KB-ve në vend për aktivitetet që i ushtrojnë në fushën e tregut të punës, mbështetjen e sipërmarrësisë, punësimin, zhvillimin e barabartë dhe rajonal, qeverisjen e mirë, gjithëpërfshirjen sociale, mbrojtjen e mjedisit jetësor.StrugaLajm

Koordinatorja e përhershme e KB-ve Rosana Duxhak informoi për aktivitetet e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin e tyre me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Agjendës 2030 dhe Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm (QZHQ). 

Të dy bashkëbiseduesit ishin dakord se në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojë dhe të avancohet bashkëpunimi i frytshëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës me Zyrën e koordinatorit të përhershëm të OKB-së dhe me agjencitë e KB-ve në vend.

In : Aktuale

Loading...
loading...