Aktuale

Takim Qyra–Zekolli Shaqiri, në fokus projektet infrastrukturore të Strugës

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim pune me zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ku në qendër të bisedimeve kanë qenë projektet aktuale dhe ato të planifikuara infrastrukturore në territorin e komunës.


Nga Komuna bëjnë të ditur se gjatë takimit është theksuar rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme që Ministria e Transportit ofron për realizimin e projekteve zhvillimore, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve publike për qytetarët e Strugës.
Kryetari Qyra ka nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë mes pushtetit qendror dhe atij lokal mbetet kyç për zbatimin efikas të projekteve në terren, duke garantuar rezultate konkrete dhe përfitime të drejtpërdrejta për komunitetin lokal.


Sipas burimeve komunale, takimi është pjesë e koordinimit institucional për të përshpejtuar projektet prioritare dhe për të siguruar mbështetje të qëndrueshme financiare dhe teknike në periudhën në vijim.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button