Taksistët nuk do t’i nënshtrohen provimit për gjuhë angleze

Ministria e transportit dhe lidhjeve njoftoj se ka filluar procesi i përgatitjes së ndryshimeve në Ligjin për transportin e trafikut rrugor.

Më ndryshimet, të cilat janë në fazën e mbledhjes së mendimeve, parashikohet edhe heqja e kushtit që taksistët të kenë certifikatë ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze, transmeton Portalb.mk.

Ligji i deritanishëm parashikon që përkundër kushteve të tjera, të ketë të punësuar shoferë taksi në varësi të numrit të makinave që disponon, ose minimumi një vozitës për makinë, dhe të posedojnë certifikatë ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze në nivelin A1 apo A2.

“Qëllimi i propozim ligjit është heqja e kushtit për posedimin e certifikatës ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze nga ana e vozitësve të taksive”, thuhet nga kjo ministri.

Sipas dinamikës, ndryshimet ligjore pritet të votohen pas vitit të ri.

In : Aktuale

Loading...
loading...