Talat Xhaferi, realizon takim me sferën sportive të Strugës

Bartësi i listës së BDI-së, në Njësinë 5 Talat Xhaferi ka realizuar një takim me drejtuesit sportiv dhe puntorët e kësaj sferë në qytetin e Strugës, takim ky i koordinuar nga zv/drejtori i ARS, Izmit Nura. Në takim prezent kanë qënë dhe eksponent të tjerë të BDI-së. “Faleminderim me shumë mirënjohje për sportdashësit, profesorët e kultures fizike, udhëheqësit sportiv të klubeve të Strugës, që morën pjesë në takimin me z.Talat Xhaferi si bartës i listës për deputet në zonën 5 dhe z.Jeton Shaqiri.
I informuam të pranishmit se mbesim të përkushtuar në përpjekjen për tu ndihmuar me të gjitha format e mundshme që rinia strugane të jetë pjesë e sfidave të reja dhe zhvillimeve në sport.
Kërkuam nga kandidatët për deputet që të jenë më të angazhuar në mbështetjen e ndryshimeve ligjore në sport”ka informuar Nura pas takimit.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...