Aktuale
Talente të rinj në garë për dije dhe sukses në Yahya Kemal Strugë

Në ambientet e shkollës Yahya Kemal Strugë, sot u zhvillua gara në matematikë dhe fizikë për nxënësit e klasave të nënta nga shkollat shtetërore të rajonit. Rreth 90 nxënës morën pjesë në këtë aktivitet, duke vënë në provë njohuritë, logjikën dhe aftësitë e tyre në këto lëndë shkencore.
Kjo garë jo vetëm që promovon frymën e konkurrencës së shëndetshme dhe dijen, por u ofroi pjesëmarrësve edhe mundësinë për të përfituar bursa. Nga Yahya Kemal Strugë u theksua se aktivitete të tilla janë pjesë e misionit të vazhdueshëm të shkollës për identifikimin, mbështetjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj, duke investuar në arsim cilësor dhe në të ardhmen e brezave të rinj.





























