Tani është koha që Ziadin Sela të marrë vendimin e një burrështetasi!

Me shkas nga Bekim Adili,gazetar

Tani është koha që Ziadin Sela të marrë vendimin e një burrështetasi!StrugaLajmStrugaLajm

Dy gushti si sinonim i barazisë që kishim në Republikën e Krushevës është detyrim i përpjekjeve tona deri në arritjen e jetësimit të saj.Parë në kontekstin historik që përputhet me realitetin e sotëm,për lidershipin e ASH-së,tani është koha në marrjen e vendimeve për arritjen e një suksesi historik për vete dhe shqiptarët,nëse inati zëvendësohet me vizionin e largëpamësis që kërkon politika në vendimarrje.Ankesat e protestat nga opozita shqiptare u realizuan si një e drejtë ligjore,morale e politike qoft edhe për të qetësu mbështetësit e tyre.Këtu mbaron loja zgjedhore e cila me konstituimin e kuvendit i hap rrugë ndeshjes së radhës që është krijimi shumicës parlamentare. Kështu ajo çfar pret popullata e që duhet të ndodhi nga opozita për interesin e përgjithshëm është shtrirja e dorës së bashkëpunimit subjektit fitues,që duhet të qeverisë në cilësin e legjitimitetit të fituar nga shumica shqiptare,një praktik e cila duhet respektuar gjithnjë. Mbështetje përmes së cilës mund të arrijm barazinë në këtë shtet.Ku marrja e pozitës së Kryeministrit, duhet të jetë synimi fundit përpara kërkesave,që gjuha shqipe të marrë zyrtarizimin e saj të plotë e që përfaqësimi ynë mos të lidhet me shifrën e 20% -it.Në monedhat dhe uniformat e këtij shteti të figurojë gjuha jonë.Në himnin dhe simbolet shtetërore të përfaqësohet edhe identiteti ynë kulturorë.Që ndarja proporcionale e buxhetit të sanksionohet në marrëveshje.Me procedur ligjore ti jepet më shumë fuqi pushtetit lokal,duhet të jenë disa nga çështjet të cilat Ziadin Sela duhet ti ofrojë Ali Ahmetit,në kompensim të votës për realizimin e objektivave të përbashkëta.Vizioni lidershipit opozitar,këtë veprim duhet ta ndërmarri duke njohur realitetin e krijuar.Që do të thotë se pjekuria që ka arrit elektorati ynë, nuk kërkon ndarje në llogore të partive tona,kur interesi ynë kërkon unifikim qëndrimesh.Shqiptarët janë të interesuar,se cili do të jetë pozicioni i përfaqësimit të tyre në krijimin e qeverisë,e jo të shofin shfaqen e radhës të ‘turpit”,siqë ka ndodh në të kaluarën.Ku përmes “kacafytjes idioteske”,vetëm për të lëpir pak kocka të pushtetit,i kanë kriju komoditet palës tjetër,që përmes mekanizmit joshës të ngadalësojë procesin e arritjes të barazisë sonë.Tezat e hedhura nga subjektet tona,me iden se kërkojn besim nga votuesi,për të realizu ideale,nëse nuk shoqërohen me veprime konkret ato ngelin në cilësin e demagogjisë së shfaqur.Nëse në 27 prill 2017,Ziadin Sela kishte pikënisjen e ngritjes në karrierën e tij politike,ai sot mund të bëjë një gjest politik me karakter atdhetar,përmes të cilit etablohet përfundimisht në historin e pluralizmit të këtij vendi si një personalitet politik,i cili me mbështetjen që do ti ofroj partisë fituese,ai do të jetë pjesë e vulosjes në arritjen e barazisë së plotë të shqiptarëve në këtë shtet.Veprim përmes të cilit më sigurt se kurrë e përshpejton ardhjen në pushtet. Ngelja e tij si një opozitar i denjë e një korrektor i politikës ditore,si një garant i realizmit të marrëveshjes për avancimin e çështjeve tona, është një pozicion i cili jo vetëm që nderon atë,por dhe fortifikon bindjen te popullata jonë,se ky lidership instalon vlera që i kanë munguar klasës sonë politike.E kundërta Ziadin Sela jo vetëm që nuk do mund të mbaj Alternativën në koalicion,por ai do të ketë rënje të ngjashëme si ish lideri tij,nga i cili u nda për të qenë ndryshe.Interesi i qytetarëve shqiptar është që ai mos ngeli i njëjtë në veprime e mendësi me paraardhësin.Numrat që kanë deputetët shqiptar,janë favurizues më shumë se kurrë për realizimin e ëndërrës sonë të përbashkët,që është arritja e barazisë,pse jo edhe duke marrë pozitën e të parit të qeverisë.Një Kryministër shqiptar për herë të parë në historin e këtij shteti,pjesë e kontributit e të cilit do të jetë edhe vetë firma e lidershipit nga Aleanca për Shqiptarët,është ajo që duhet të ndodhi,si një dëshmi se fitoret e mëdha vijn më leht vetëm atëher kur bëhemi bashkë!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...