Taravari akuzon BDI-në dhe Ali Ahmetin :Një njeri që nuk ka vlera intelektuale, udhëheq me popullin në Maqedoni

Arben Taravari në “Emision Debativ”- Tv Shenja, thotë se gjendja e arsimit në maqedoni nuk është e mirë, dhe se për këtë ne si shqiptar nuk mund të fajsojmë të tjerët përveç vetvetes. Raporton News33.

Taravari mes të tjerash thotë se: ” Në 20 vitet e fundit kemi pasur 6- 7 ministra shqiptarë që kanë udhëhequr me Ministrinë e Arsimit, Rektorë të universiteteve janë shqiptarë, të gjitha pozicionet në komuna udhëhiqen nga shqiptarë, përgjegjësit e arsimit gjithashtu”.

Përgjegjësia për gjendjen e keqe të arsimit në Maqedoni, bie mbi Bdi-në. “Një njeri që nuk ka vlera intelektuale udhëheq me popullin në maqedoni, ai nuk ia di vlerën arsimit, për atë me rëndësi është të ketë njerëz të Bdi-së. Ata i konsiderojnë shkollat, universitetet, sikur i kanë pronë të tyre” shtoi më tej Taravari.

Sa i përket grevës që bëjnë mësimdhënësit, z. Taravari thotë se kanë plotësisht të drejtë dhe është në përkrahje të tyre, gjithashtu apeloi deri tek Ministri i Arsimit dhe Shkencës që sa më parë të pranojë kushtet e vëna nga mësimdhënësit.


Loading...
loading...