Taravari dhe Spasovski, promovojnë projektin “Mirë se vjen bebe” (FOTO)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Tarvari së bashku me Ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot kanë promovuar projektin “Mirë se vjen bebe”.
Me këtë risi, prindërit nuk duhet më të presin në sportelet, por certifikatën e lindjes do ta marrin brenda 48 orëve, gjatë qëndrimit në maternitet.
Projekti fillon nga e hëna (24 korrik) dhe ky shërbim do të jetë prezent në të gjithe maternitetet në Shkup, përderisa më 1 shtator – shërbimi do të jetë në dispozicion në të gjithë 18 maternitetet në Maqedoni.
Mirë se vjen bebe është njëra nga risitë e sistemit Termini Im, i cili gradualisht po plotësohet me përmbajtje të reja, me qëllim që të lehtësohet dhe të përshpejtohen proceset ekzistuese dhe me këtë të lehtësohet komunikimi ndërmjet mjekësve dhe pacientëve. Shpresojmë se me këtë risi do ju ndihmojmë prindërve të ri të shijojnë momentet e foshnjës së posalindur, në vend se të presin nëpër sportele.

 StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...