Taravari kundër orës policore: Vendim i gabuar i Komisionit

Ish ministri i shëndetësisë, aktualisht kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, shprehet kundër orës policore.

Ai tha se çdo rekomandim që ka ardhur nga Komisioni për Sëmundje Infektive ka qenë i gabuar. Shtoi se në këtë kohë krize kur shumica e bizneseve të vogla dhe të mesme mezi mbijetojnë, prandaj nuk do të kishte qenë mirë rikthmimi i orës policore.StrugaLajmStrugaLajm

Taravari i bën thirrje Komisionit dhe ministrisë së shëndetësisë që në vend të masave shtesë shtrënguese, të sigurojë vaksina për imunizim të popullatës.StrugaLajm

I pyetur për masat eventuale në lidhje me objektet gastronomike, ministri Filipçe tha se për momentin mjaftojnë protokollet aktuale. Nëse rekomandimi nesër kalon në Qeveri, ora policore do të fillojë nga dita e mërkurë.

In : Aktuale

Loading...
loading...