Taravari: LSDM turpërohet që të jetë në qeveri me BDI-në

Arben Taravari nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa prë “TV21” tha se të gjitha bisedimet që zgjasin më shumë se një javë në mes të LSDM-së dhe BDI-së janë teatër, sepse ata tashmë kanë arritur marrëveshje.

Sipas tij, LSDM ka turp të jetë në qeveri me BDI-në, dhe nga ana tjetër, integruesit premtuan se do të ketë kryeministër shqiptar, por tani ata kanë pranuar të hyjnë në qeveri pa e përmbushur këtë premtim.

Ai kujton se nëse BDI e përmbush këtë premtim, ajo do të ketë mbështetjen e 12 deputetëve të koalicionit Aleanca-Alternativa, por vetëm nëse, siç thotë, Kryeministri të ketë mandat katër vjeçar, por jo për pazar tjetër partiak.

Loading...
loading...











Loading…


loading…