Aktuale
Taravari mblodhi në takim kryetarët e degëve të ASH
Kryetari i ASH Arben Taravari dhe anëtarët e kryesisë së ngushtë, kanë takuar sot kryetarët e degëve të Aleancës për Shqiptarët nga të gjitha zonat e vendit.
Në takim është biseduar për organizimin e brendshëm, anëtarësimet e reja, aktivitetet në terren, ristrukturimin lokal dhe sfidat e reja që e presin partinë periudhën në vijim. Kryetarët e degëve të ASh-së, janë njoftuar edhe rreth zhvillimeve politike, ndërsa kanë shprehur edhe sugjerimet, propozimet dhe kanë referuar për aktivitetet në degët përkatëse.