TARAVARI: MIKU IM SELA ËSHTË HERO,AI NDALOI LUFTËN NË MAQEDONI
Në Kongresin e I-rë të Aleancës për Shqiptarët ka një pjesmarje shumë të lartë të antarëve,si dhe nuk mungon prezanca e mysafirëve,figura të shquara të cilët që u mikpritën shumë ngrohtë nga partia që shënon sot Kongresin e tyre të parë,si një parti që prezanton shqiptarët në mënyrën më dinjitoze të mundshme.
Sekretari i përgjithshëm i ASH njeherësh dhe kryetari I Komunës së Gostivarit në fjalimin e tij ju urojë të gjithë të pranishmive mirseardhjen në Kongresin e popullit dhe të heronjve”Ju uroj mirseardhje në Kongresin e qytatarëve dhe popullit,kongresin e partis më shpresë dhënëse sot për sot në Maqedoni.Në Kongresin që ka hero brënda tij,duke filluar që nga antari më I thjeshtë I cili nuk ka punë e as të holla për të cuar në shtëpi,por ka vullnetin të jetë mes nesh,dhe krytari I partis tonë z.Ziadin Sela I cili bëri që Shqiptarët,turqit,maqedonasit dhe çdo etni tjetër të kenë demokraci,ku gati dha jetën e tij më 27 Prill të vitit kaluar”.Në fjalimin e tij Taravari e konsideron Hero kreun e Partis së tyre,sipas tij Sela ka ndaluar luftën në Maqedoni natën e dhunshme në kuvend”Pasi zoti e shpëtoi mrekullisht,Sela bëri një gjë heroike,ndaloi luftën në Maqedoni,që atë natë vetëm një fjalë të kishte shkrepur,nuk egzagjeroi kur themë se I gjithë ballkani do ishte ngatruar”.Të drejtuar nga figure si Ziadin Sela jemi partia më e besuar në popull,sepse në kujdesemi për dinjitetin tuaj,dinjitet që e kanë nëpërkëmbur partit që me parat tona e kanë rëmbyer të ardhmen tonë,e mbi të gjitha të fëmijëve tanë vazhdon fjalimin Taravari.
Sipas këtij të fundit ASH është fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. ”Na quajtën parti e vogël që do shkriheshim brënda vitit mirpo mbështetja e popullit ishte aq e fort,saqë jo që nuk jemi shkrir por jemi fitues në zgjedhjet e ardhshme parlametare”.Ai thekson se nuk janë parti klieniste,janë parti e parë që dhanë dorheqjen,sapo kuptuan që pushteti nuk do bashkpunimin per të mirën e popullit,sic kishte premutar.”Ne vendosëm me çdo kusht Gruevski të largohet,ashtu siç donte dhe Zoran Zaev,kishim qëllime të përbashkëta ne dhe ai,si rëzimin e diktaurës,barazin, të drejtat e Shqiptarët,por kur u futëm në pushtet me SDSM,kuptuam që shumë gjëra na ndanin dhe na dallonin”.Ne ërdhëm për ndryshim dhe e sollëm atë deklaroi Arben Taravari.