Aktuale
Taravari: Ngadhnjejmë në tetor, shumë-shumë afër

Sot, në 1 vjetorin e qeverisjes nga trojka VMRO-ZNAM-VLEN, nuk më mbetet tjetër që me zhgënjim të konstatoj që VLEN nga një projekt i mrrekullueshëm u shëndrua shpejt në një përpjekje të dështuar… kështu shkruan kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ndërsa ka komentuar njëvjetorin e Qeverisë
“Duke qenë pjesë e kësaj qeverie për 11 muaj, marr përgjesitë e mia dhe ju kërkoj ndjesë që ndryshimin nuk e çuam dot përpara! Ndryshim nuk do të thotë të ndryshojnë emrat e partive, por mentaliteti i tyre!”, shkruan Taravari.
Gjithsesi, vijon më tej ai, ne jemi të gjithë në kohë nëse jemi në vendin e duhur ndaj ftoj çdo parti të bashkohet me forcën e popullit dhe me të drejtat e tij! “Ngadhnjejmë në tetor i cili është afër, shumë shumë afër!”.