LR-PDSH-ja konstaton se sot data shënon 30 prill dhe ende asnjë terrorist i përfshirë në sulmet e 27 prillit në parlamentin Maqedonisë: NUK ËSHTË ENDE NE PARABURGIM! U mbajtën peng dhe u rrahën deputetë, gazetarë e operatorë ku për më tepër Grupi Terrorist kishte qëllime vdekjeprurëse ndaj pengjeve.
Paraliza e re shtetërore, na bën të besojmë se rifavorizimi i Aksionit Terrorist është një vepër e radhës penale e qeverisë, e më keq, kemi të gjitha të drejtat të besojmë se terroristët përgatisën sulme të tjera me shënjestër Lirinë, Demokracinë, Shqiptarët!
Ne të fundit, duhet të lemë semantikën përçarëse e cila në këtë rast mund të jetë Përçarja më Perfide e kohërave, dhe të jemi Bashkë!
Të gjithë të jemi një trup, një mendje, një frymë dhe të kërkojmë dënim maksimal të Aksionit Terrorist dhe Zgjidhje Akute të situatave diskriminuese dhe ç’dinjitoze për ne shqiptarët!
Ndërkohë njoftojmë se Kryetari i partisë tonë Z.Ziadin Sela është me shëndet të mirë dhe ne gjendje stabile, por duhet të komunikojmë kërkesën e ekipit mjekësor të cilët sot morëm vendim të formës së prerë që të ndalohen të gjitha vizitat në dhomën e tij.
Jemi të sigurtë për mirëkuptimin tuaj dhe faleminderit sërish, që edhe pse këto ditë kanë qënë orë tmerri, shqiptarët kanë dhënë një fotografi madhështore bashkimi, duke harruar ndarjet politike dhe ideologjike, e duke i thënë botës se kur vjen puna tek Kombi shembim partitë.
Taravari tregon për gjendjen shëndetësore të Selës .Ky është apeli
In :
Aktuale
Loading...
loading...