Taravari ulet në karrigen e parë të komunës së Gostivarit

Arben Taravari, sot zyrtarisht u ul në karrigen e kryetarit të komunës së Gostivarit.
Ai gjatë fjalimit të tij, raporton SHENJA, u shpreh se që sot Gostivari do të jetë i gjithë qytetarëve pa ndarësi partiake dhe etnike. Ai tha se fushata tashmë ka përfunduar dhe ata i presin shumë punë. Njëkohësisht edhe këshilltarët e ri të komunës u pajisën me certifikata.
Ndërsa, kryetari Taravari u prit nga një numër i madh i qytetarëve të cilët ishin grumbulluar për t’i dëshiruar suksese të parit të Gostivarit Arben Taravarit.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...