BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Taravari:Dua të ndaj me ju një rast që më ka prekur shumë

“Dua të ndaj me ju një rast që më ka prekur shumë.
Para disa ditësh tek prisja në stadiumin Air Albania të fillonte ndeshja Shqipëri-Ukrainë, këngëtari Alban Skënderaj doli por nuk këndoi.
Të gjithë ne mbajtëm 1 minute heshtje në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të Martin Canit, vetëm 14 vjeç, i cili u godit për vdekje nga shoku i tij i po të njëjtës moshë.
Kjo ngjarje që goditi Shqipërinë dhe shqiptarët i përket në fakt çdo prindi dhe familje, çdo shoqërie.
Jo më kot e lashë këtë bisedë me ju sot që është e Diel, sepse duke qenë më të lirë sot, kemi mundësi të reflektojmë më shumë.
Alarmi që po na merr Jetët e Fëmijve ka emër dhe mbiemër, ai quhet: Rrjete Sociale!
Duke mos kontrolluar jetën paralele virtuale që Fëmijët tanë zhvillojnë në platforma si Instagram, Tik-Tok apo Snapchat, me duart tona ne po bëhemi bashkëpunëtorë në krim!
Le të shërbejë vdekja e djaloshit Martin, si një leksion për të gjithë ne.
Martini ëndërronte të bëhej futbollist, prindërit e tij të cilët i ngushëlloj me gjithë forcën time, nuk i kanë treguar ende vëllait të vogël të Martinit se ai ka ndërruar jetë, i kanë thënë se Martinin e ka marrë Kombëtarja e Futbollit si lojtar…
I lehtë i qoftë dheú Martinit i cili nuk do të ketë kurrë mundësi të luajë me Kombëtaren e futbollit por Një Komb i tërë prej miliona Shqiptarësh nuk do ta harroj kurrë këtë djalë që ishte viktimë e Epokës së Internetit!” ka shkruar Taravari

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button