Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani po vazhdon kontributin e tij për shqiptarët dhe atëdheun.
Ai tregon se Këshilli Koordinues i Diasporës u mblodh në Tiranë, ku u diskutua për nevojat e Diasporës mbarëshqiptare.
Me këtë rast secili nga anëtarët u shpreh i gatshëm që të japin kontributin tonë, të bëjmë më shumë për atdheun!
Ky është postimi i tij i plotë:
Jam i gëzuar që ëndrrat e shqiptarëve të Diasporës po realizohen. Jemi të bashkuar e të organizuar.
Për dy ditë me radhë, Këshilli Koordinues i Diasporës u mblodh në Tiranë, ku bashkërisht takuam drejtuesit e shtetit shqiptar, diskutuam së bashku me ta nevojat e Diasporës mbarëshqiptare dhe u shprehëm të gatshëm që të japin kontributin tonë, të bëjmë më shumë për atdheun!
Gjithashtu, jam i gëzuar dhe optimist, sepse zgjodhëm edhe drejtuesit e Këshillit të Diasporës. I uroj suksese kryetarit Mark Gjonaj, Nënkryetares Anila Hyka Smorgrav dhe Sekretares së KKD, Adriana Fishta-Bejko.
Por, nuk mund t’i mbyllnim aktivitetet dyditore në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pa takuar e diskutuar për qëllimin dhe kontibutin tonë edhe Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, deputetë, si dhe drejtuesin e opozitës, Lulzim Basha.
Përzemërsisht, i uroj suksese diasporës mbarëshqiptare, sepse qëllimi i këtij Këshilli Koordinues të Diasporës sonë, është përfshirja e të gjithë shqiptarëve në botë, si urë lidhëse mes Diasporës dhe shteteve ku i kemi trojet tona.