Të dielën luhet derbi i Strugës ndërmjet Lirisë së Zagraçanit dhe Oktisit!

E DIEL (07.05.2017)
Ora: 10:00
F.K. Oktisi – K.F. LIRIA, ndeshja për pozitën e parë në Ligën Komunale të Strugës.

Në javën e fundit të Ligës Komunale të Strugës do të zhvillohet një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni, ku do të përballen skuadrat e kreut të tabelës, K.F. LIRIA ( Zagraçan – Shum) dhe F.K Oktisi, me K.F Lirinë që mbanë pozitën e parë me 30 pikë, kurse skuadra nga Oktisi pozitën e dytë me 28 pikë dhe se, të dy skuadrat pretendojnë që, në sezonin e ardhshëm të garojnë në Ligën e tretë Jugperëndimore të Maqedonisë, prandaj, të Dielën, në stadiumin e Vllaznimit pritet që të shohim një luftë të vërtetë futbollistike.Ashtu sikurse edhe sezonin e kaluar, edhe simjet, në përfundim të kampionatit do të zhvillohen ndeshjet e play – off, mes katër skuadrave të kreut ku do të shpallet skuadra që do të luaj sezonin e ardhshëm në Ligën e tretë.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...