Të dielën të gjitha zyrat e avokatit të popullit të hapura

Këtë të diel mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni Të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit të dielën, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale do të hapen për qytetarët, me qëllim që t’u ndihmohet në ralizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Prej orës 7:00 deri në ora 19:00 do të hapen të gjitha shtatë zyrat në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip.

Përveç personalisht, në zyrat qytetarët parregullsitë zgjedhore do të mund t’i paraqesin edhe në këto numra telefonike: zyra në Shkup: 02 3129-327 dhe 3129-367, Manastir: 047 242-310, Kërçovë: 045 228-586, Kumanovë: 031 431-488, Strumicë: 034 329-996, Tetovë: 044 344-082 dhe Shtip: 032 389- 701. Avokati i Popullit edhe një herë e thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës së shprehjes së lirë së vullnetit të qytetarëve, si një nga të drejta fundamentale të njeriut, që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndoshë demokratike.

Në këtë drejtim, Avokati i Popullit apelon deri te të gjithë, e posaçërisht deri te organet kompetente, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë për zbatimin e zgjedhjeve, ku votimi do të zhvillohet lirshëm dhe papenguar, në pajtim me ligjin dhe në mënyrë konsekuente të respektohen të drejtat e njeriut.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...