Aktuale
Të enjten do të varrosen viktimat e zjarrit në Koçan

Personat që humbën jetën në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan do të varrosen të enjten, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.
Në varrim do të marrë pjesë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefan, si dhe disa peshkopë nga Sinodi. Kisha po bën gjithçka që këta të rinj të përcillen në mënyrën më të denjë, tha Angellov.
Koha e saktë do të njoftohet më vonë.