TË FESTOJMË THJESHTË!

Muhamet Borova


E kaluam një vit në “agoni,” me pritje për ditë më të mira!Nga kujdesi për shëndetin, e pranuam stilin e jetës së kufizuar.Lumturia ndihet nga brenda,kurse fillimin e ka nga jashtë.Këtë lumturi nga jashtë e uzurpoj pandemia! Enigma “misterioze” njerëzit i bëri hipokondrik!E humbëm gëzimin,”derivatin” kryesor që na jepte forcë.Dikur bashkoheshim,që gëzimet ti përjetojmë bashkërisht! Tani ndahemi që dhimbjet ti përjetojmë vetmasi!
Aty ku kishte “dyer”, vendosëm ” mure” të padukshme, u distancuam nga bota.Në rrugë nuk njihemi sepse jemi me maska, për tu mbrojtur nga virusi, që na ngjitet sikur të jemi “magnet”. Fytyrat tona i kemi të “molisura”,por maskat i kemi të bukura! Më mire të jemi të kujdeshëm,se hedonist të verbër! Jeta na e dha mësimin, provimin duhet ta japim vetë!
Vitin 2021 ta festojmë me thjeshtësi, duke mos i dhën mikpritje “virusit” me ahengje të tepërta! Të bëhemi të ndërgjegjshëm, që ta fitojmë “revolucionin” me koronën! Edhe gjërat e këqia , zgjasin një kohë të caktuar!
Uroj në vitin e ri të lirohemi prej “prangave” të padukshme! Uroj në vitin e ri të “shkumboj” jeta dhe lumturia në të gjitha familjet! Uroj shëndet për të gjithë! Uroj të triumfoj gëzimi i “humbur” dhe në vend të maskave ti shohim fytyrat e lumtura! Gëzuar vitin 2021!StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...