Aktuale
TË GJITHA DUAN TË IKIN, TURMA E NJERËZVE “SULMON” STACIONIN HEKURUDHOR TË MILANOS

Menjëherë pas masave të reja të publikuara nga qeveria italiane, njerëzit kanë filluar të largohen nga veriu i Italisë.
Në të gjithë rajonin e Lombardisë dhe në 15 provinca të rajoneve, qindra banorë të Milanos janë drejtuar në stacionin qendror hekurudhor në përpjekje për t’u larguar para se të hyjë në fuqi dekreti i ri i qeverisë.
Biletari e trena janë pushtuar nga turma e njerëzve që gjatë natës kërkonin të udhëtonin drejt jugut.
Shumica e tyre janë me origjinë nga jugu i Italisë e kanë emigruar në Milano e rrethina për nevoja punësimi.