Të gjithë ata që do lëvizin pa maska do dënohen:Ja për cilat qytete vlen ky vendim i qeverisë

Nga e marta qytetarët e Kumanovës, Prilepit dhe Tetovës nuk do të guxojnë të qarkullojnë pa doreza dhe maska, ose një shall përreth gojës. Qytetarët nuk mund të lëvizin pa mjete mbrojtëse.

Ky vendim erdhi në seancën e sotme Qeveritare, për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Zakonisht për shkak të orës së gjatë policore, krijohen turma të qytetarëve përpara marketeve, bankave dhe operatorëve telefonik, me çka Qeveria i obligon qytetarët që të bartin maska.

Ndërkohë, Qeveria ka refuzuar përsëri kërkesën e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dmitrievski, që Kumanova të futet në karantinë 14 ditore. Në fuqi do të ngelen masat e njëjta të deritanishme.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...