BLENDI PETROL
Aktuale

Të gjithë e duan Gjermaninë, regjistrohen 10 milionë të huaj

Në Gjermani jetojnë dhjetë milionë të huaj, që paraqet shifër rekorde dhe numri më i madh i shtetasve të huaj i regjistruar në pesëdhjetë vjetët e fundit. Këtë e ka bërë të ditur statistika më e re e kombit 82-milionësh, në të cilin integrimi i të huajve është temë e rëndësishme e pushtetit dhe opozitës.

Sipas të dhënave të Entit federal për statistika, madje 5.7 milionë, prej gjithsej 10 milionë vetave me nënshtetësi të huaj, aq sa janë regjistruar kah fundi i vitit të kaluar, vijnë nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Numri më i madh i të ardhurve në Gjermania, janë para se gjithash nga Siria, Afganistani dhe Iraku, tregojnë të dhënat zyrtare, sipas të cilave në zenitin e krizës së emigrantëve, në vitin 2016, në Gjermani kanë arritur 1.5 milion njerëz.

Vitin e kaluar, megjithatë, numri i tyre është zvogëluar dhe janë regjistruar 480.000 persona të ardhur. Gjermania, për shkak të gjendjes dhe klimës së mirë është tërheqëse edhe për shtetas të BE-së, ashtu që të dhënat statistikore tregojnë se në këtë vend jetojnë 4.3 milionë të huaj me prejardhje nga BE.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button