Të hënën nis fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut të hënën fillon fushata zgjedhore, që do të zgjas deri më 15 tetor. KSHZ dje ka përcaktuar renditjen e partive politike, koalicioneve dhe kandidatëve të pavarura e listave të pavarura në fletëvotim, përcjell INA.

Risia e këtyre zgjedhjeve është se për herë të parë do të vendosen terminale për evidentimin e gishtërinjëve të votuesve. Edhe më tej vijon afati për monitoruesit e zgjedhjeve, me ç’rast aplikimet do të jenë të hapura deri më 6 tetor.StrugaLajmStrugaLajm

Zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor të dielën. Ato do të zhvillohen në përputhje me të gjitha masat dhe protokollet për mbrojtje nga koronavirusi. Një ditë para zgjedhjeve do të votojnë të moshuarit, të burgosurit dhe personat që janë në karantinë për shkak të virusit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...