Aktuale

Të huajit “çmenden” pas mermerit të Maqedonisë

Kombinati i mermerit në Prilep për nëntë muajt e parë gjatë këtij viti nga shitja e mermerit jashtë vendit ka tubuar 20 milionë euro! Ky është bindshëm viti më i mirë për kompaninë nga Prilepi në 5 vitet e fundit, 38% më i mirë se viti 2014, i cili deri më tani ka qenë më fitimprurës. Këtë vit kombinati i mermerit ka pasur fitime neto prej një milion euro në muaj, transmeton FLAKA.

Të dhënat zyrtare për këtë kompani tregojnë se nëntë muajt e parë janë periudha më e mirë e “Mermeren” në 5 vitet e fundit. Këto janë bindshëm të ardhurat më të mëdha nga shitja e mermerit, eksportit më të madh dhe fitimit operativ më të madh dhe logjikisht fitimit më të madh neto. Deri më tani, fitimi më i madh neto, “Mermeren”, u regjistrua në fund të shtatorit, kur fitimi ishte 387.8 milionë denarë (rreth 6.4 milionë euro). Ky vit është 40 për qind më i lartë.

“Kombinati i mermerit” në Prilep është një kompani dominuese e zotëruar nga dy aksionerë grekë. Aksionari më i madh individual është një kompani greke e specializuar në përpunimin dhe shitjen e gurëve të mermerit dhe gurit Stone Ëax Holding Cooperative, që zotëron 88.4 për qind të aksioneve me të drejtë vote dhe bankën greke e biznesit Piraeus me 10 për qind të aksioneve. Në aksionet “Mermeren” ka 89 persona fizik të brendshëm, të cilët zotërojnë 1.12 përqind të të drejtave të menaxhimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button