Të mos u shkyçet rryma, uji dhe ngrohja qytetarëve për shkak të faturave të papaguar

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) iu rekomandon kompanive ushtruese të veprimtarive energjetike, si dhe ndërmarrjeve publike që janë ofrues të shërbimeve ujore drejtë qytetarëve, në dy javët e ardhshme të shkyçen qytetarët nga sistemet adekuate për furnizim me energji elektrike, energji të ngrohjes dhe ujë për shkak të faturave të papaguara.
Duke e pasur parasysh vendimin e Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë që është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thonë nga KRRE, me këtë rekomandim kemi për qëllim që t’iu tregojmë kompanive dhe ndërmarrjeve publike puna e të cilave është nën kompetencën tonë që të tregojnë humanitet dhe t’iu përmbahen aktiviteteve të cilat do të ndikonin ndaj shëndetit të njeriut.