Te na, populli vetem duartrokite

Nga Zana Avdiu

Populli shqiptar po deshmon qe eshte nje grup fisesh patriarkale, qe jeton ne iluzionin e njeriut te beses, e moralit por qe te gjitha i ka ne deficit ne fakt nje popull qe nuk i ka keto nuk ben shtet e nuk eshte mire ne lekuren e vet. Kjo na ben te mos jemi jemi as popull, por jemi fise-fise qe flasin nje gjuhe me shume shtremberime e gabime.

Deri sa ta marrim guximin me ia pranu vetes te gjitha keto, nuk ka shanse qe bahet mire.

Deri ne diten qe do te ndalojme ti edukojme femijet tane me mesime te mbushura me dhune, urrejtje, ligesi e dominim.. nuk do te bahet mire.

Deri sa te vazhdojme me rrejt veten se jemi nje popull i lashte e me civilizim te madh, e deri sa vazhdojme me thane kur na e kemi pas kanunin, tjeret jane kane kanibale, e rrejme veten dhe femijet tane…e ne fakt ata (bota) ka pase Magna Carten, Republika dhe kane ba revulucione, e i kane pas sistemet ma perfekte gjyqesore, e konventa per te drejtat e njeriut.. nuk ka me u ba mire.

Na sot nuk dime me mbajte shtetin per shkak se na nuk kemi vetedije shteterore e as nuk kemi lidhje cka eshte dhe si funksionon shteti, por vetedije dhe mentalitet fisnor. Gjithcka qe del jashta fisiti, tentojme ta shkaterrojme, luftojme dhe zhdukim. Patjeter duhet ta dominojme fisin tjeter!

Edhe kur e kemi lype lirine edhe shtetin, na nuk kemi pase vetedije cka eshte liria si vlere universale dhe shteti, por thjeshte jemi kane kunder serbeve… kunder nje grupi a fisi dominues. Jo qe kemi dite pse duhet te kemi liri dhe shtet, por thjeshte kemi ba lufte fisesh per dominance dhe shypje!..

Kjo deshmohet shume lehte, perderi sa te njejtit njerez ia kane mohu lirine femijes se tij, familjes se tij, kojshise se tij, edhe sot e kesaj dite jane kunder planit te Ahtisarit sepse ua garanton lirine dhe te drejtat tjereve.. pra me kete vertetohet qe keta njerez nuk kane logjike as krahasim me ba, me kuptu qe cka lane lype keta per 100 vjet! Nuk e kuptojne lirine si vlere universale, por vetem si fjale boshe..te cilen e perdorin cdo dite.

Pse e ke meritu ti lirine kur ti ua mohon te tjereve?

Pse jane te pavetedijshem dhe nuk vetedije shteti, tregon fakti se: per afro 3 muaj ka pas pergjime ne biseda telefonike te zyrtareve te larte te shtetit, asnje proteste kunder, krejt reagimet jane kane te llojit “ eshte normale me fute ne pune se e ka kusheri”, sepse pertej fisit te tij nuk din me mendu. Gjithcka sillet rreth fisit, pra!

Per te njejtat pergjime hic ma larg se ne Maqedoni 2 vjet ka pas protesta cdo dite. E mos ta permendim Rumanine, qe vec per nje dyshim korrupsioni, mbushen rruget me njerez ne protesta.

Te na, secili ne pushtet vjedh, korrupton, shkaterron, ben krim.. dhe populli vetem e duartrokite, sepse e sheh si mire dhe eshte shembull i mire per te. Shembull, sepse ai po e mbane fisin e tij, po e ngrite dhe po e pasuron. Keshtu qe, secili nga ketu poshte deshiron te jete ne pushtet, jo qe te punoj per shtet dhe te miren e pergjithshme…por, ta forcoj poziten e tij dhe fisit te tij. Nuk iu bahet vone se e shkaterron shtetin, e rendesishme eshte qe familja dhe fisi i tij te lartesohet! Koxha te pranishme e kemi luften mes regjioneve te Kosoves, mes Drenices e Dukagjinit, Llapit e tutje…

Gjithashtu, dje ne protesten per vrasjen e nje gruaje dhe nje femije, asnje protestues. Jo vetem qe eshte i pavetedijshem per mospunen e policise dhe shtetit, por eshte edhe i poshter. Nuk i ben pershtypje hic vrasja e nje gruaje dhe nje femije te pafajshem. Madje me 5 protestuesit ne rruge, ata rreth tyre u talleshin. Kjo e tregon mese miri nivein e ketyre njerezve. A e dini pse talleshin? Sepse vrasjen e dy te pafajshmeve e quajne “pastrim nderi”, kjo vlere e madhe e shoqerise sone qe se kemi, nje tjeter vlere e rreme e shoqerise tone!

Per vrasje te tilla, e dime qe ne Greqi dhe Turqi sheshet jane kane te stermbushura, dhe e kane detyru shtetin me dhane llogari. Ndersa na e kerkojme fajtin te viktima, pse e ka detyru vrasesin qe ta kryej ate akt.

Dhuna ndaj grave dhe femijeve dhe ndaj te dobtit, nuk bahet sepse eshte bindje se eshte mire dhe edukative por eshte vlere e rreme e jona, dhe bahet per ligesi dhe dominim. Sepse, po te njejtit njerez kur ishin ne lufte, nuk kane ba kurrefare reagimi as kurrefare mbrojte te nderit, nga serbet.

20 mije gra te dhunuara seksualisht, nuk e ki as edhe nje rast qe eshte perballe me serbet, per ti mbrojte ato, qe te vdes vet dhe ta mbroje nderin.. por, perkundrazi ne parlament eshte mbrojtur krimi I dhunimit duke e ckriminalizuar ate meqe viktimat vetem jane dhunuar por nuk jane vrare. Me kane qe e besojne se dhuna eshte e mire, dhe nderi mbi gjithcka ku ia vlen me mbyte edhe gruan e femijen, qe ta paspastroje ate.. nderin do ta kishte mbrojte edhe perballe serbit, duke llogarite edhe qe vet te vdes. Por, nderin e mbrojten vetem pas luftes, duke i shtypur ato gra te dhunuara. I lincuan, i poshtruan dhe i braktisen, i lane pa shtepi, pa mbrojtje dhe pa asgje.

Pra, nderi dhe trimeria iu burojne vetem nga ligesia, por jo qe jane ne te vertete!


Loading...
loading...