Të nderuar tifozë 👥 dhe simpatizues të Struga Trim Lum….‼️

‼️ Të nderuar tifozë 👥 dhe simpatizues të Struga Trim Lum….‼️

🔺 Të dielën do të zhvillojmë ndeshjen e fundit të sezonit 2021/2022 në elitën e futbollit vendor. Kundërshtarë i yni do të jetë skuadra e Shkëndijës, që si e treta i’a doli të sigurojë një vend për në Europë.
🔺 Neve këtë sezon nuk ja arritëm qëllimit për të siguruar pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare, edhe pse ishim afër, sidomos përmes Kupës.
🔺 Ekipi ynë po e mbyllë një sezon në të cilin në përgjithësi kemi pasur rezultate të mira 💪💪💪, por edhe turbulenca në formë, mirëpo që të gjithë e dimë se kjo është pjesë e pandashme e futbollit. ⚽️🥅
🔺 F.C. Struga aktualisht renditet në pozitën e 5-të në renditje, dhe me fitore eventuale në ndeshjen e radhës ndaj #Shkëndijës, neve edhe matematikisht do e siguronim këtë pozitë, që do ishte ideale, nëse llogarisim se pjesën e parë të sezonit e mbyllëm në pjesën e poshtme të tabelës.
🔺 Duam të falënderojmë të gjithë simpatizantët dhe tifozët 👥 tanë për mbështetjen që na e kanë dhënë gjatë gjithë sezonit, ashtu që merita për rezultatet e mira është edhe e tyre.
🔺 Ju ftojmë 👥 për herë të fundit këtë sezon në terren vendas, në stadiumin e qytetit të Strugës të #DIELËN me fillim nga ora 17:00, të vini dhe të na jepni një motiv plus për ta mbyllur sezonin me fitore ndaj një super kundërshtari.
🔺 Le ta mbyllim sezonin me fitore si nikoqirë.
Shihemi të #DIELËN në stadium!

ForcaStrugaTrimLum ❤️🤍

Loading...
loading...









Loading…


loading…