Të premten vendoset për karantimin e këtij qyteti të Maqedonisë

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski sot tha se situata me Covid-19 në Prilep është alarmante dhe se Komisioni për Sëmundje Infektive të premten do të diskutojë në lidhje me kërkesën e kryetarit të komunës Ilija Jovanovski, për karantinim të plotë të qytetit.

“Do të duhet që nga mbledhja të dalin hapat e ardhshëm, mënyrat, masat dhe gjithçka që do të ndërmerret në Prilep për të zvogëluar përqindjen e të infektuarve me Covid-19”, pohoi Arsovski.StrugaLajmStrugaLajm

Në Prilep që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 2.688 raste me Covid-19, ndërsa aktualisht ka 982 raste aktive.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...