Të shtëna me armë në kufirin me Greqinë nga ushtarët e ARM

Me disa gjuajtje në erë në kufirin me Greqinë ushtarët e ARM-së kanë parandaluar një grup emigrantësh në mënyrë ilegale të hyjnë në territorin tonë. Njëri nga emigrantët është arrestuar, derisa të tjerët janë kthyer në territorin e fqinjit tonë jugor.

Nga ARM-ja për MIA-n informojnë se gjatë kryerjes së rregullt të detyrave, gjatë patrullimit në rajonin e rrugës rajonale Gjevgjeli-fshati Moin, në rajonin e fermës së shpendëve, nga ana e patrullës së ARM-së është vërejtur lëvizja e një grupi të njerëzve të cilët ilegalisht e kanë kaluar vijën kufitare.StrugaLajmStrugaLajm

“Duke i ndjekur rregullat e përshkruara dhe procedurat në situata të tilla nga ana e patrullës disa herë është dërguar paralajmërim i zëshëm që personat të ndalen me lëvizjen, por për shkak të lëvizjes së tyre të mëtutjeshme, janë gjuajtur disa plumba paralajmërues në ajër dhe më pas kalimtarët ilegalë  janë kthyer  prapa në territorin grek, derisa njëri prej tyre i cili është ndalur është zënë dhe dorëzuar në organet e MPB-së për procedurë të mëtutjeshme”, deklaruan nga ARM për MIA-n.StrugaLajm

Nga Armata e Maqedonisë thonë se ARM-ja me pjesëtarët e policisë kufitare mbeten maksimalisht të përgatitur për ndalimin e të gjitha përpjekjeve të hyrjes ilegale në territorin e shtetit tonë nga fillimi i krizës e migrimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...