Të shtunë në Strugë do të performojë sopranoja me famë botërore, Inva Mula

Ditën e shtunë më 14 gusht në Parkun e Qytetit të Strugës, do të mbahet edicioni i 9-të i Festivalit i Muzikës Klasike Serioze Shqiptare. Në këtë koncert do të marrin pjesë personalitete të njohura të muzikës klasike shqiptare dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të sopranos shqiptare me famë botërore, Inva Mula dhe dirigjentit të talentuar Gridi Kraja. Koncerti organizohet nga shoqata artistike “Allegreto” që është pjesë e festivalit Muzika Klasike Serioze Shqiptare dhe është hera e dytë që organizon festivale të tilla në qytetin e Strugës. Në këtë koncert do të marrin pjesë anëtare të Filarmonisë së Maqedonisë, por do të ketë pjesëmarrës edhe instrumentistë që kanë diplomuar në Universitetin e Tetovës dhe atë të Shkupit. Po ashtu në këtë koncert do të ketë edhe romansa të njohura shqiptare nga kompozitorët si Avni Mula dhe romansa të tjera vokale.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...