Të tri pikat kufitare drejt Greqisë sot të mbyllura për shkak të grevës
Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioni në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente.
Gazeta KOHA bisedoi me gjinekologen specialiste të “Natal Medica”, Edita Iseni, e cila informoi se numri i adoleshenteve shtatzëna, pasqyron dështimin e institucioneve për të ofruar informacione për edukimin seksual...
Nuk ka nënvlerësim më të madh të opinionit se sa të akuzosh Qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për vendimin e BE-së për ndarjen e Shqipërisë.Nëse do t’i kishim...
Mbikëqyrjet u kryen në përputhje me udhëzimet e marra nga ISHT-Shkupi për kryerjen e mbikëqyrjeve inspektuese bazuar në Ligjin për Tregti (Vendimi i Qeverisë nr. 41-8686/3 për kushtet e veçanta...
Pavarësisht se optimizmi ndër qytetarët e Shqipërisë ishte në nivelet më të larta në Rajon, sërish vendi ynë bashkë me Kosovën kryesojnë për nivelin e lartë të emigrimit. Sipas rezultateve...
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) mbrëmë shpalli rezultatet e Konkursit për pranimin e studentëve të vitit të parë të regjistruar në konviktet shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë...
Ndërtimi i Korridorit 8 nuk ka pse të bëhet peng i bisedimeve politike me Bullgarinë.Bullgaria vazhdon punët e ndërtimin e tij, pavarësisht se MV ende nuk ka bërë ndryshimet kushtetuese...