Temperaturat deri 43 gradë/ Doktori i zemrës mesazh për Shqiptarët: Bëni kujdes me këtë pije…

Mjeku kardiolog Elton Qeli tha se me ardhjen e të nxehtit, njerëzit duhet të bëjnë më shumë kujdes me ushqimet që konsumojnë.

Mjeku këshillon që mos pini alkooli dhe pijet me sheqer, ndërsa shtoi se duhet konsumimi i vakteve me fruta-perime si dhe duhet pirë sa më shumë ujë. Këtë jave, Shqipëria do të përfshihet nga temperatura përvëluese deri në 43 gradë Celcius.

“Ndonjëherë mund të kenë djersitje më të shtuar, dhimbje koke, marrje mendsh, ndjesi vilanie e ndonjëherë mund të kenë gjendje të fikëti. Duhet të ushqehen në mënyrë të rregullt, sipas vakteve normale, duhet të konsumojnë ujë, konsumi i frutave dhe perimeve të stinës është shumë i rëndësishëm pasi ato mbajnë në vetvete një sasi të ujit e cila është e rëndësishme ashtu sikurse uji i thjeshtë në rregullimin e balancave hidro-elektrolitike në organizëm, pra të ujit dhe të kripërave minerale. Shumë njerëz prihen të konsumojnë edhe alkoolin dhe pijet me gaz, pijet me sheqer. Këto kanë efekte negative në shëndet”, tha kardiologu.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...