LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Tentoi të korruptojë policinë në kufi – Arrestohet shtetasi shqiptar

Më 08.05.2025, në orën 09:15, në Pikën Kufitare Bllatë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për kalim dhe mbikëqyrje kufitare Bllatë, në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Perëndim, e kanë privuar nga liria D.A. (30) nga Republika e Shqipërisë. Në pikën kufitare, gjatë përpjekjes për të hyrë në shtet, ai ka udhëtuar me një veturë “Volkswagen Sharan” me targa shqiptare, në të cilën ndodheshin edhe katër shtetas të tjerë shqiptarë. Gjatë kontrollit kufitar, ai kishte vendosur para brenda dokumenteve personale dhe të automjetit, të cilat u gjetën nga zyrtari policor që po kryente kontrollin.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button