Tërbohen mediat greke: Amerika ndihmon përseri shqiptarët, tani ata të Maqedonisë

Ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe dhuna në Kuvendin e Maqedonisë kanë nxitur reagime të të gjithë botës ku mediat kanë shkruar për ngjarjet, ndonjëherë me objektivitet e ndonjëherë me anime, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë herë ju sjellim disa nga titujt e mediave greke që këtë situatë e përshkruajnë si: Ndihmë e Amerikës për shqiptarët e Maqedonisë.

Gazeta ditore ”Real” ka pasur titullin kryesorë ”Intervenim i Amerikës në të mirë të shqiptarëvë-Nacionalistët luftojnë”, përcjell telegrafi.

E përditshmja tjetër ”Dimokratija” shkruan ”Kaosi në Maqedoni është vepër e George Soros”.

Edhe media tjera kanë njoftuar se ngjarjet në Maqedoni janë shqetësuese për Athinën zyrtare dhe se presin që kjo mos të ndikojë në vendet fqinje. 

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...