Termet në Beograd! Shqiptari në krye të projektit që do t’i udhëheqë politikat madhore në SHBA

Ish-bosi i kompanisë Google imiton projektin e mendimit politik të kohës së Iuftës së Ftohtë – zgjedh Ylli Bajraktarin si Henry Kissinger i kohës sonë.

Në kohën tonë, kur e ardhmja e botës do të përcaktohet nga fitorja në konkurrencën për inteligjencën artificiale dhe teknologjive të tjera të reja moderne, Dr. Schmidt ka vendosur të bëjë diçka të ngjashme. Ai ka krijuar Projektin Special të Studimeve Speciale (SCSO) që do të rekomandojë strategjitë e politikat vendimtare afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.

Për të drejtuar këtë nismë vizionare, ish-bosi i Google-t ka zgjedhur ekspertin shqiptaro-amerikan Ylli Bajraktari që ka punuar në dy administratat e presidentëve Barack Obama dhe Donald Trump dhe së fundi ka qenë figurë kryesore në zyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Gjeneralit H. R. McMaster.

Historia e tij dhe e vëllait të tij, Ylber Bajraktari, si emigrantë Iufte që u ngjitën në shkallët e larta të administratës amerikane është bërë e njohur në shumë gazeta të vendit.

“Jam i nderuar nga kjo mundësi e pabesueshme për të drejtuar Projektin”, tha shefi ekzekutiv (CEO) Bajraktari. “Besoj se ky grup jopartiak do të hapë një rrugë kritike përpara për vendin tonë për të mbrojtur pozitën udhëheqëse globale në teknollogjitë kyçe që do të formojnë të ardhmen tonë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...