,,Tërmetet’’ mesazh nga Allahu Fuqiplotë

Ne të gjithë jemi dëshmitarë për ndodhitë e fundit cka ndodhin në vendin tonë, ndodhi të cilat nuk janë të zakonshme për ne, është e zakonshme të ndodhë mirëpo ajo cka na habit është shpeshtimi i këtyre ndodhive. Kemi fjalën për ndodhinë e tërmeteve kohët e fundit. Normalisht se tërmetet mund të komentohen nga këndvështrime të ndryshme, por ne do të mundohemi nga këndvështrimi Islam të tregojmë shkurtimisht mesazhin cka dëshiron të na e jep Allahu Fuqiplotë me tërmetet. Duke patur parasysh se kemi lloje të tërmeteve të cilat ndodhin me ndërhyrjën e njeriut për shkak disa shpërthimeve, bombardimeve, luftrave etj; e që quhen tërmetet artificiale ose me ndërhyrjën e njeriut. Mirëpo ne jemi të vetëdijshëm se tërmetet që kanë kapluar vendin tonë nuk janë të këtij lloji, por janë tërmete të cilat quhen tërmete natyrore ose tektonike e të cilat ndodhin për shkak të lëkundjës së një sipërfaqe të tokës, e që ka mundësi pasojat të jenë të mëdha. Njerëzit me pikpamje ateiste tërmetet i shohin vetëm si ndodhi të cilat ndodhin rastësisht dhe që nuk ka të bëje asgjë me ndikimin e jashtëm. Por kjo nuk është aspak e vërtetë sepse Libri më me Famë në botë, që tashmë i vërtetuar edhe nga shkenca si e vërtetë hynore Kur’ani Famëlartë na mëson ndryshe, dhe na thotë se asgjë nuk ndodh rastësishtë, por cdo gjë është krijesë e Allahut dhe cdo ndodhi jep ndonjë mesazh për ata të cilët Zoti i ka quajtur në Kur’an- të zotët e mendjës. Sa u përket tërmeteve në vendin tonë tregojnë më së shumti një pakënaqësi të Allahut xh.sh, i Cili dëshironë të na vetëdijesojë që të kthehemi në rrugë të drejtë. Shumë persona komentojnë si dënim nga Zoti, por këto tërmete më së shumti kanë pikëpamjën e një mundësie për përmirsim dhe jo dënim. E themi këtë duke u bazuar në Kur’an kur folë për popujt e kaluar se si janë dënuar. Psh. kur Kur’ani tregon për dënimin e popullit të Salihut a.s i cili popull u dënua me tërmet të fuqishëm, por ishte dënim sepse nuk patën mundësi përmirsimi pas saj, sepse ata pas atij tërmeti nuk u zgjuan më të gjallë, sikurse na thotë Kur’ani për këtë popull: ,,Andaj ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira- Al- Araf: 78’’. Prandaj themi se tërmetet e vendit tonë tregojnë ende mëshirën e Allahut Fuqiplotë për shkak sepse kemi ende mundësi veprimi dhe përmirsimi, sikurse në shkollë nëse një nxënës shkakton problem dhe i tërhiqet vërejtja, smund të themi se e kanë dënuar për shkak sepse i kanë dhënë mundësi për tu përmirsuar, do të ishte dënim nëse do e përjashtonin nga shkolla, por pas vërejtjës nëse ky nxënës vazhdon ende me problemet e tija normalisht atëher dënohet sipas ligjit, andaj edhe tërmetët janë një vërejtje për ne që dicka nuk shkonë ashtu si duhet, ose mjaftni më sepse e kani tepruar me gjynahet e juaja, largohuni sepse kjo është një vërejtje por nëse ende vazhdojmë me gjynahe dhe mëkate atëherë të mos habitemi se pse ndodhin dhe cfarë mund të na ndodhë në të ardhmën, përsëri duke u bazuar në Kur’anin Famëlartë: ,,Ata që i përgënjeshtruan faktet Tona, ata i kap dënimi ngase nuk repektuan normat- El Enam: 49’’. Andaj o ju njerëz merrni mësim nga tërmetet, dhe largohuni prej mëkateve, mos të bëhemi nga ato të cilët e tërheqin hidhërimin e Allahut, mos të bëhemi nga ato të cilët e lusin Allahun për t’i dënuar, sepse Allahu nuk dëshiron të na dënojë por dëshiron të na mëshirojë, andaj kthehuni në rrugën e Krijuesit, respektoni ligjet të cilat i ka vënduar Ai, respektoni urdhërat e Tij dhe largohuni nga gjërat të cilat i ka ndaluar Ai, sepse na ka paralajmëruar Pejgamberi a.s se: ,,Cdo fatkeqësi që na ndodh është për shkak mëkateve të njerëzve, dhe largohet për shkak pendimit’’. Andaj e vetmja zgjidhje është kthimi në rrugën e Allahut xh.sh. E përmbyllim këtë shkrim me thënjën e Aishes r.a kur e pyeti Enes Ibn Malik: Oj nëna e besimtarëve më trego për tërmetet? Ajo tha: ,,Nëse lejojnë imoralitetin, pinë në masë alkoolin, dhe përhapen shumë veglat muzikore, atëherë Allahu zemërohet dhe i thotë tokës: ,,Dridhu për ata’’, nëse ata pendohen dhe largohen nga gjynahet shpëtojnë, por nëse nuk përmirsohen atëherë ajo i shkatërron të gjithë. Enesi tha: Oj nëna e besimtarëve, a është kjo dënim për ta? Tha Aishja r.a: ,,Është përkujtim dhe mëshirë për besimtarët dhe dënim e zemërim për mohuesit’’. Allahu e di më së miri.

Shkruar: Muftinia e BFI- se Strugë.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...