Aktuale

Tërmeti dridh Shkupin ndjehet edhe në Kosovë

Sonte në orën 22 në Maqedoninë e Veriut u regjistrua tërmet.Epiqendra sipas këtyre informacioneve, ndodhet rreth 15 kilometra në veri të Tetovës, në komunën e Tearcës. Banorët e qytetit dhe zonave përreth tregojnë se atje tërmeti është ndjerë si një lëkundje shumë e fortë, e cila ka shkaktuar rënien e sendeve nga raftet dhe ka zgjatur rreth dhjetë sekonda.
Në rrjetet sociale, qytetarët raportojnë se e kanë ndjerë lëkundjen e fortë në orën 22:06. Në disa pjesë të Shkupit, qytetarë të shqetësuar kanë dalë në rrugë, ndërsa lëkundjet kanë qenë më të theksuara në katet e larta të ndërtesave.
Sipas dëshmive, tërmeti është ndjerë në gjithë Maqedoninë Perëndimore dhe Qendrore.
Priten të dhëna zyrtare nga Observatori Sizmologjik për këtë tërmet.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button