Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në orën 11:57 në zonën e qytetit shqiptar të Elbasanit, i cili është ndjerë në vend me intensitet më të ulët nga banorët e Prespës, Ohrit dhe Strugës dhe zona përreth. Siç njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Shkup, epiqendra e tërmetit ka qenë 130 kilometra në jugperëndim të Shkupit në zonën epicentrale të Elbasanit me intensitet 3 deri në 4 gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
