Aktuale
Tërmeti në Ohër ndjehet edhe në Strugë

Këtë mëngjes, në orën 05:07 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërmet me magnitudë prej 3.4 sipas shkallës së Rihterit në pjesën jugperëndimore të vendit. Epiqendra ishte 12 kilometra në veri të Ohrit, në një thellësi prej 9 kilometrash.
Në orën 05:16 janë regjistruar tërmete me epiqendër në rajonin Peštan–Ohër–Strugë, rreth 100 km në jugperëndim të Shkupit.
Tërmeti është ndjerë në rajonin më të gjerë të Ohrit, por sipas informacioneve të deritanishme, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.