TËRMETI NE TURQI DHE SIRI PO DREDH BOTËN, – NDËRSA NE VAZHDOJMË TË BESOJMË NË FATIN E MOMENTIT…!

Bazuar në tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri, numrin e madh të viktimave të cilat tashmë kanë arritur mbi 23.000 nga shembja e objekteve, të cilat rrëzoheshin si kulla letre.
Cdo profesionist i kësaj lëmie nuk mund të mbetet imun, pa trajtuar të njëjtën tragjedi, fenomen dhe sado pak përgjegjësi profesionale në këtë situatë për shkak të shkallës së lartë të tërmetit.
Kjo më së shumti nevojitet kur kemi parasysh faktin se brenda 100 sekondave vriten mbi 23.000 persona, disa objekte edhe pas tërmetit mbeten konstruktivisht stabile dhe faktin tjeter, krahasimet me ndërtimet në Japoni te cilat mund t’ju rezistojnë dridhjeve tektonike edhe mbi 9 shkallë sipas shkallës së Rihterit.
Pas qetësimit të situatës së krijuar, në aspektin tektonik dhe emocional, kur do të dihen viktimat, pasojat, dëmet e problemet që ka shkaktuar tërmeti, pasi që jemi regjion që përfshihet në zonë tërmetesh, sa nuk është vonë nevojitet të bëhet sensibilizim institucional dhe shoqëror, se ku ndodhemi si shoqëri përballë këtij fenomeni natyror dhe si duhet të sillemi apo çka duhet të bëjmë si qytetarë, si profesionistë të kësaj dicipline, që sa do pak ti zvogëlojmë dëmet, viktimat, dhe pasojat, edhe pse këto janë gati të pashmangshme në raste të tilla dhe të padiskutueshme.
Obligimi i parë dhe puna e parë që duhet ta dimë të gjithë dhe ta mbjellim në veten tonë, si qytetarë, si shoqëri, si instucione ligjore, si profesonistë, si investitorë, si zbatues – ndërtues, se ndodhemi në një regjion seizmik, dredhjet tektonike të tokës nuk mund të detektohen, akoma mbesin të pa parashikueshme dhe mund të arrijnë në magnitudën 8 ose 9 ballë, sipas shkallës së Rihterit.
Edhe pse specialistë të lemisë së tërmeteve, profesionistë të “IZIIS” – Shkup dhe “ISOGKP” – Shkup, në raste të këtilla japin mendime dhe konstatime se ndërtimet në dekadën e fundit në RMV janë solide dhe konstruktivisht stabile, egziston ZONA GRI e ndërtimeve e cila nuk duhet të anashkalohet e që mund të shkaktoj probleme të mëdha në rast tërmetesh, dhe për këtë arsye nevojitet :
- Institucionet shtetërore të bëjnë përditësimin e hartave seizmike për regjionet me problematike dhe të japim rekomandime të qarta profesionale si të veprohet në ato raste.
- Institucionet “IZIIS”, dhe “ISOGKP”, të dalin me propozime konkrete ndaj inxhinierëve të ndërtimit me metoda të reja, zbatim të EUROCODE – ve, ose të përshtaten me metodat Japoneze sipas hartave seizmike për regjionet me problematikë dhe të japim rekomandime të qarta profesionale.
- Institucionet shtetërore dhe Ndërmarjet private që janë pjesë e procesit të përpunimit të Planeve Urbanistike të respektojnë kërkesat dhe rekomandimet e Hartave Seizmike të dalura nga institucionet shtetërore, e jo të bien preh e pagesave për përfitime materiale nga Investitorët.
- Ministria për Transport dhe Lidhje dhe Komunat që kanë kompetenca në dhënien e Lejeve për Ndërtim, me rigorozitet të kontrollojnë procesin e dhënijes së Lejeve për Ndërtim si dhe komplet procesin e Ndërtimit të objekteve sipas projekteve të aprovuara.
- Institucionet Doganore dhe Inspektorati I Tregut, të bëjnë kontrollim dhe me serozitet të vërtetojnë cilësinë, klasën dhe kualitetin e materialeve ndërtimore që importohen në RMV, sepse ka tendenca për abuzim për përfitime nga tregëtarët.
- Ministria për Transport dhe Lidhje me rigorizitet të kontrolloj procesin e dhënjes së Licencave për Ndertim, Licencave për Projektim, Licencave për Supervizionim dhe Licencave për Mbikqyrje të Punimeve Ndërtimore, si dhe të ndjek përditësimin e tyre.
- Nevojitet që në momentin e përpilimit të kontratës për shit-blerje të baneses ose ndërtesës të evidentuara në Agjensionin për Kadastar të Patundshmërisë, i gjithë dokumentacion kolaudimi – informacioni, ti vihet në dispozicion blerësit. Kështu blerësi merr informacion të saktë dhe të shpejtë për të gjithë përgjegjësit, se cili është përpiluesi i raportit profesional që pasqyron komplet dokumentacionin për Leje Ndërtimi, Faktoret pjesëmarrës në ndërtimin e objektit, dhe materialet e përdorura gjatë ndërtimit të objektit dhe kur i njejti – përpiluesi i dokumentacionit mer përgjegjësinë për lëshimin e objektit në përdorim, që dëshmohet me anë të fletëpronësisë të siguruar nga Agjensioni për Kadastar të Patundshmërisë, që marin të gjithë përgjegjësinë për të njëjtin.
- Te themelohet Drejtori – Agjension në nivel shtetëror për verifikim të gjendjes, sigurisë të ndëresave dhe organizim të punës pas tërmetit, i cili do të ketë në vete të punësuar konstruktor, inxhinier dhe projektues, të cilët në mënyrë përmanente do të edukohen, aftësohen dhe përgatiten për raste dhe nevoja urgjente, për verifikim dhe ekzaminimin e shkallës së sigurisë së ndërtesave pas kalimit të shok situatës së pare.
“Tërmeti nuk harron dhe aty ku e le situatën e dëmtuar tërmeti i fundit, vazhdon tërmeti pasardhës” i cili mund të shkaktojë situata akoma më problematike, dhe dëme më kolosale, sic u vërtetuan në Turqi dhe Siri, me të gjitha ato komplikime të cilat i hasim dita ditës.
Të shpresojmë që situata të këtilla popullata të mos përjetojë kurrë, por nevojitet të përgatitemi në mënyrë të pashmangshme, sidomos kur e dim se jetojmë në një regjion me tërmete, në disa raste edhe të rrezikshme pavarësisht se ato nuk e dimë kur mund të ndodhin.
ark. Lulzim Nasufi.