Test i detyrueshëm negativ dhe karantinë për të gjithë që mbërrijnë në SHBA me aeroplan

Presidenti amerikan, Xho Bajden ka nënshkruar urdhër sipas të cilit të gjithë që udhëtojnë në SHBA me aeroplan duhet të kenë test negativ për koronavirus para se të hipin në aeroplan dhe të jenë në karantinë pas mbërritjes në vend, njoftoi DPA.

“Për shkak të varianteve të reja të Kovid për të cilat mësojmë, vendosim masa të reja për persona që mbërrijnë me aeroplan në SHBA prej vendeve të tjera”, tha Bajdeni në fjalimin me të cilin e publikoi planin e qeverisë së tij për luftë kundër koronavirusit.

“Përveç mbajtjes së detyrueshme të maskës, secili që do të vijë në SHBA me aeroplan nga një vend tjetër do të duhet të kontrollohet para se të ngjitet në aeroplan dhe të vendoset në karantinë kur të mbërrijë në Amerikë”, shtoi Bajden.StrugaLajmStrugaLajm

“Strategjia jonë kombëtare është gjithëpërfshirëse, ajo bazohet në shkencë, ndërsa jo në politikë, ajo bazohet në të vërtetë, ndërsa jo në mohim”, tha presidenti.

“Plani ynë fillon me një fushatë imunizimi agresive, të sigurt dhe efektive për ta përmbushur qëllimin tonë për të injektuar 100 milionë doza të vaksinave në 100 ditët e para të administratës tonë”, shtoi ai.StrugaLajm

Bajdeni paralajmëroi se SHBA-ja me shumë gjasa do të arrijë 500.000 raste të vdekjes nga Kovid-19 muajin e ardhshëm.

Presidenti i ri ka nënshkruar një numër dekretesh për realizimin e strategjisë së qeverisë së tij për luftë kundër koronavirusit. Ata synojnë ta përshpejtojnë prodhimin e vaksinave, testimin, mbështetjen e hulumtimeve për trajtime të reja, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave.

In : Aktuale

Loading...
loading...