Testim falas për “Hepatitin C” edhe në Strugë e Ohër

Qendra për mëlçi në Manastir, me rastin e Ditës Botërore për Luftën Kundër Hepatitit, nesër prej orës 9:30 deri 12:00 në qendrën tregtare “Ramstore Mall” organizon testim falas dhe anonim për Hepatitin C.

Ky aktivitet është i mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe Qendra për Shëndet Publik në Manastir, Klinika Infektive dhe Kryqi i Kuq.

Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e vetëdijes për luftën kundër Hepatitit B dhe C, si dhe problemet e shëndetit publik në nivel evropian dhe botëror. Testimi falas për Hepatitin C gjatë ditëve në vazhdim do të vazhdojë edhe në qytetet e Ohrit dhe Strugës.

Statistikat në nivel global tregojnë se 80% e të infektuarve me Hepatitin B dhe C, përderisa nuk trajtohen me kohë mund të sëmuren me kancer në mushkërinë e zezë dhe kancer hepatoqelizor, i cili është drejtpërdrejtë kërcënues për jetën e pacientit.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...