Deputetët e opozitës të cilët kanë mundësuar hapjen e Kushtetutës do të votojnë të përmbajtur për tre amendamentet e Qeverisë, ka paralajmëruar në mbledhjen e sotme të parlamentit, Zekirt Ramqilloviq.
“Ne të tetë deputetët të cilët mundësuam hapjen e Kushtetutës me qëllim të integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, do të votojmë të përmbajtur në lidhje me tre amendamentet, me qëllim që të lëmë hapësirë për debat të hapur për propozimet. Vërtetim se të gjithë duhet të përfshihen në këtë proces është pranimi i amendamentit tonë, me të cilin garantohet identiteti maqedonas”, u shpreh Ramqilloviq për amendamentin e katërt dhe ka ftuar deputetët e VMRO-DPMNE-së që të mbështesin këtë amendament.
“Vota jonë e përmbajtur për tri amendamentet është edhe përkujtim se procesi i ndryshimeve kushtetuese është I lidhur me procesin e faljes dhe pajtimit. Me votën tone për hapjen e Kushtetutës u hap debati, në të cilin morën pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së me çka kanë vërtetuar se është i nevojshëm debate”, shtoi ai.(koha.mk)
Tetë deputetët kanë paralajmëruar se do të votojnë të përmbajtur për ndryshimet kushtetuese
In :
Aktuale
Loading...
loading...