Tetovari kapet në Strugë me dru pa dokumentacionin e duhur

Stefan  Dimoski nga SPB-ja informon se 29  tetor të këtij viti, ora 20 e 15 minuta, me dyshimin se transportonin në mënyrë ilegale dru, policët nga stacioni i policisë në Strugë, në rrugën rajonale Strugë- Dibër, afët HC “Glloboçica” kanë ndalur kamionin “MAN” me targa të Tetovës.Nga policia konstatua se kamioni i drejtuar nga M.A. (51) nga Zhelina e Tetovë bashkë me katër njerëz të tjerë të gjithë nga Dibra kishin ngarkuar 24 metra dru për të cilat nuk kishte një faturë ose dokumentacion tjetër të përshtatshëm. Zyrtarët e policisë vunë re se drutë ishin shënuar me vulë dhe mbi masat e marra, u konfiskua një çekiç për shtypjen e vulës të NP “Pyjet e Maqedonisë”i siguruar në mënyrë të paligjshme.

Mjeti i transportit dhe drut u konfiskua dhe u dërguan në “Ekonomin Pyjore-Strugë” për procedura të mëtutjeshme.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...